Dhuna është zhvendosur edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, e cila është sulmuar nga protestuesit.
Për shpërndarjen e turmës, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.
Ndërkohë, efektivët e policisë po zhvillojnë aksione në rrugët e Tiranës, në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpërndarë grupet e protestuesve.


