Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e katërt e protestës/ Nisi paqësore, vazhdoi me dhunë, e u mbyll me paqe

schedule23:34 - 16 Tetor, 2026

schedule 23:34 - 16 Tetor, 2026

Dhuna, kaosi dhe shkatërrimi nuk munguan as në ditën e katërt të protestës në Tiranë. Në orët e pasdites aktet e dhunshme përshkallëzuan dhe protesuesit e maskuar rritën ashpërsinë e sulmeve ndaj efektivëve të Policisë, por edhe institucioneve.  Protestuesit sulmuan me pllaka trotuari dhe sende të forta efektivët e Policisë, të cilët ishin pozicionuar në mbrojtje të institucioneve.

Pavarësisht se policia arriti t’i smbrapsë disa herë duke përdorur ujë e gaz lotsjellës, persona te maskuar u rikthyen sërish në Bulevradin Deshmorët e Kombit me aktet vandale. shkatërrimit dhe sulmit ndaj efektivëve.

Për orë të tera, Bulevardi u nda në dy pjesë, me protestuesit në njërën anë dhe policinë në tjetrën, ndërsa tymi mbuloi zonën.



Përgjatë mbrëmjes pati më pak përplasje dhe protestuesit u shpërndanë dhe marshuan në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Në ditën e katërt të portestës, pre e sulmeve ka rënë edhe godina e ish-hotel Dajtit, që aktualisht shërben si selia e dytë e Bankës së Shqipërisë, por për shkak të fortifikimit të hyrjes me strukturë metalike nuk pësoi dëmtime të rënda, përveç thyerjes së xhamave. Sulme pati sërish ndaj institucioneve shtetërore, si dhe ndaj bizneseve private, bankave, sinjalistikës në rrugë, kamerave dhe stolave, të cilat u shkatërruan dhe u dogjën.

Këtë të premte, protestuesit u përqendruan fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit, ku që në orët e para të paradites nisën grumbullimin

Mes turmës u vunë re edhe të rinj të maskuar, ndërsa në nisje pati komunikim mes protestuesve dhe Policisë. Disa prej tyre u kërkuan të tjerëve të shmangnin tensionet me uniformat blu, por situata u përshkallëzua gjatë marshimit.

Për rreth dy orë, Ministria e Arsimit u kthye në epiqendrën e përplasjeve.

Protestuesit hodhën gurë dhe sende në drejtim të godinës dhe efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit përdorën ujë dhe spraj për të mbajtur turmën nën kontroll.

Më pas, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke u ndalur fillimisht pranë Ministrisë së Ekonomisë. Një grup protestuesish të maskuar thyen dhe i vunë flakën derës së godinës, ndërsa Policia reagoi me gaz lotsjellës.

Marshimi vijoi përmes Rrugës së Durrësit, drejt Zogut të Zi, zonës së 21 Dhjetorit dhe Rrugës së Kavajës, për të përfunduar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Aty, protestuesit thyen dyert dhe dritaret e godinës së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Policia ndërhyri sërish me gaz lotsjellës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!