Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern “blindon” Harry Kane/ Sulmuesi anglez pritet të rinovojë me bavarezët deri në 2029

schedule13:14 - 16 Tetor, 2026

schedule 13:14 - 16 Tetor, 2026

Në “Allianz Arena” mund të marrin frymë lirisht. Edhe tifozët e Bayern Munich mund të jenë të qetë. Nëse nuk ndodh ndonjë kthesë e papritur, Harry Kane do të qëndrojë dhe shënojë për skuadrën bavareze edhe për disa vite të tjerë.

Ndryshe nga sa ishte folur javët e fundit, si kapiteni i kombëtares së Anglisë do të largohej për një aventurë të fundit në karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajmet që vijnë nga burime zyrtare të klubit kampion të Gjermanisë thonë diçka tjetër.

Sipas tyre, Harry Kane dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje paraprake për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2029.



Sulmuesi anglez, që u transferua në verën e vitit 2023 nga Tottenham për 95 milion euro pritet të firmosë ditët e ardhshme kontratën e re me klubin bavarez

Duke qëndruar në raportimet e mediave angleze dhe gjermane, Harry Kane është i kënaqur te Bayern, skuadër që po e afron edhe me trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit siç është “Topi I Artë”. Sulmuesi anglez është një prej pretendentëve më të mëdhenj për ta fituar atë bashkë me Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Që pas transferimit nga Tottenham, Kane ka shënuar statistika të frikshme me Bayern, pasi në 156 ndeshje ka shënuar 154 gola dhe ka asistuar 37 herë për shokët e skuadrës. Me bavarezët, ai ka fituar dy tituj në Bundesligë, një Kupë dhe dy Superkupa të Gjermanisë, ndërsa synon të fitojë për herë të parë edhe Champions League.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!