Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër, arrestohet 44-vjeçari i dënuar më parë për vrasje, iu gjetën armë dhe kokainë në banesë

schedule09:40 - 16 Tetor, 2026

schedule 09:40 - 16 Tetor, 2026

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Historiku” në Tepelenë, ku është arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën armë dhe lëndë e dyshuar narkotike në banesë.

Në pranga ka rënë shtetasi S. L., banues në Tiranë. Sipas policisë, gjatë kontrollit në një banesë tjetër të tij, në fshatin Majkosh, Tepelenë, u konstatua se ai mbante pa leje një armë zjarri, tip pistoletë, së bashku me municion, si dhe një armë sportive.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.



Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë. Sipas autoriteteve, kontrollet u intensifikuan me synim mbikëqyrjen e personave me precedentë penalë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!