Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

  • Të ikë Edi Rama 57%
  • Të ruajë shtetin dhe rrugën europiane të vendit 42%
  • Të bëjë kompromis me Berishën 1%
Loading ... Loading ...
 

Djegia e flamurit të Vatikanit, reagon KISH: “Gjest i papranueshëm, cënohet simboli i Selisë së Shenjtë”

schedule17:20 - 15 Tetor, 2026

schedule 17:20 - 15 Tetor, 2026

Djegia e flamurit të Vatikanit, dy ditë më parë gjatë protestës në Tiranë, ka sjellë reagimin e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, e cila dënon incidentin e ndodhur pranë Nunciaturës Apostolike, përfaqësisë së Selisë së Shenjtë në Shqipëri.

Sipas KISH, protestuesit kanë hequr flamurin e Vatikanit dhe më pas duket se e kanë djegur, së bashku me objekte të tjera. Në deklaratën e saj, Konferenca Ipeshkvore e cilëson këtë veprim të papranueshëm, duke theksuar se është cenuar simboli i Selisë së Shenjtë dhe është krijuar pasiguri për stafin e Nunciaturës.

“Ky gjest është tërësisht i papranueshëm. Është cenuar simboli i Selisë së Shenjtë e mund të cenohej edhe territori i Nunciaturës duke krijuar pasiguri te stafi i Ambasadës. Kjo shkon kundër ligjit, por edhe kundër virtytit të mikpritjes që shqiptarët kanë për mikun.”



KISH u bën thirrje institucioneve që të tregohen më të kujdesshme dhe të marrin masa paraprake për mbrojtjen e përfaqësive diplomatike, përfshirë edhe përfaqësinë e Selisë së Shenjtë.

Në reagim dënohet dhuna nga çdo anë, qoftë nga protestuesit apo institucionet shtetërore, kur ajo cenon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Në përfundim, Konferenca Ipeshkvore bën thirrje për qetësi, paqe e dialog, duke uruar që incidente të tilla të mos përsëriten

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!