Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestë, dhunë dhe zjarr në mes të Tiranës/ Mblidhen sërish njerëz, thonë se janë studentë

schedule18:04 - 14 Tetor, 2026

schedule 18:04 - 14 Tetor, 2026

Të maskuar dhe me shishe benzine, protestuesit kanë krijuar kaos në rrugën e Durrësit, ndërsa u kanë vënë flakën koshave të plehrave dhe një biznesi financiar.

Këro janë pamjet që të ofron këtë të mërkurë protesta që po mbahet  nga hyrja e rrugës së durrësit deri tek Ministria e Arsimit, flakë, tym, kosha plehrash, kangjella të hequra dhe trotuare të copëtuara….

Gurë drejt policisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë dhe gazlotsjellës.



Policia bën thirrje për ndalim të akteve të dhunës, ndërsa protestuesit vijojnë të shkatërrojnë ccdo gjë që u del para, duke mos kursyer as bizneset private…

Nderkohe Ministria e Shëndetësisë thote se pas protestës, në spitalet e Tiranës janë paraqitur 4 protestues dhe 1 efektiv policie. Në Spitalin e Traumës, një protestues po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa efektivi i policisë është larguar pas marrjes së trajtimit mjekësor. Në QSUT janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta, dy prej të cilëve janë larguar nga spitali, ndërsa i 3 vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!