Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump kërkon dorëheqjen e ambasadores në Greqi/ Kimberly Guilfoyle nën akuza për shkelje ligjore gjatë detyrës

schedule16:30 - 13 Tetor, 2026

schedule 16:30 - 13 Tetor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e shkarkimit të ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, pas raportimeve për sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Athinë, akuza të cilat ajo i ka mohuar.



I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse po mendonte ta shkarkonte, Trump u përgjigj: “Po e shqyrtojmë. Nuk jemi të kënaqur”.

Sipas raportimeve të gazetës The Wall Street Journal, Guilfoyle dyshohet se i ka kërkuar një donatori të afërt me Trumpin të paguante një faturë të lartë të kartës së saj të kreditit, në këmbim të ndërmjetësimit për të siguruar qasje te zyrtarë të administratës amerikane.

Avokatët e saj kanë mohuar çdo shkelje, duke argumentuar se shuma e kërkuar lidhej me pagesa të papaguara për angazhime si folëse dhe shërbime konsulence të kryera për donatorin përpara emërimit të saj si ambasadore.

Sipas raportimeve, mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit Signal tregojnë se Guilfoyle i ka kërkuar Eric Deters, një mbështetës dhe aleat i vjetër i Trumpit, të paguante faturën e saj. Në një prej mesazheve të publikuara, ajo dyshohet se i ka shkruar: “Zemër, të lutem, më duhet ta përfundosh këtë sot”.

Megjithatë, Deters nuk e kreu pagesën, ndërsa avokatët e Guilfoyle kanë vënë në dyshim autenticitetin e mesazheve. Ata pretendojnë se klientja e tyre kishte për të marrë rreth 150 mijë dollarë për punë të kryera më parë.

Raportimet e mediave amerikane përfshijnë gjithashtu pretendime se Guilfoyle është mburrur për lidhjet e saj me biznesmenë të fuqishëm grekë, udhëtimet luksoze dhe fluturimet me avionë privatë. Ajo dyshohet gjithashtu se i ka thënë një zyrtari në Athinë se SHBA-ja mund të rrëzonte qeverinë greke.

Akuzat kanë nxitur reagime në Kongresin amerikan, ku përfaqësues demokratë në komisionet për marrëdhëniet me jashtë kanë kërkuar hetim për sjelljen e ambasadores. Ndërkohë, raportimet bëjnë të ditur se Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit po shqyrton çështjen.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili u takua me Guilfoyle gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë, raportohet se është shprehur i pakënaqur nga akuzat e vazhdueshme.

Deri më tani, Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse administrata amerikane do të marrë vendimin përfundimtar për shkarkimin e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!