Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Dy persona ndezin lëndë djegëse në shkallët e një biznesi, flakët përfshijnë pjesërisht një makinë

schedule14:35 - 13 Tetor, 2026

schedule 14:35 - 13 Tetor, 2026

Një incident me lëndë djegëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse në shkallët e jashtme të një subjekti privat.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Qosja”, në një subjekt në pronësi të shtetases A. B.

Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht edhe një automjet në pronësi të shtetases R. H., i cili ishte i parkuar pranë subjektit.



Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!