Ndoshta nuk bie shumë në sy, por është i rëndësishëm. Stavro Pilo është kthyer dalë nga dalë në një lojtar të rëndësishëm në kombëtaren shqiptare, por edhe tek AEK i Athinës, skuadër ku u dallua përpara sesa të ftohej nga kuqezinjtë.
Mbrojtësi I majtë shqiptar ka një rritje tjetër të vlerës së kartonit, i cili ka mbërritur në 2.5 milionë euro. Një shtim I rëndësishëm pasi vetëm disa muaj më parë vlente 2 milionë euro.
Ashtu siç e tregoi edhe në ndeshjen e fundit të Superligës së Greqisë, që AEK-u e fitoi 3-0 në shtëpi ndaj OFI-t të Kretës, Pilo ka qenë gjithmonë zgjedhje e parë e trajnerit Jovanoviç.
Për kampionët e Greqisë ai ka luajtur këtë vit 100 për qind të minutave, pra duke qenë gjithmonë titullar e duke mos u zëvendësuar asnjëherë në 6 ndeshje të ligës, dhe në tre sfida në Champions, dy në plej of dhe një në grup, po ashtu si edhe në finalen e Superkupës greke.
Në moshën 25-vjeçare, Pilo është jo vetëm një zbulim, por edhe një konfirmim dhe vazhdimësi.
Edicionin e kaluar, ai shërbeu 4 asistë, ndërsa AEK fitoi titullin, duke pasur në portë edhe gardianin numër 1 të kombëtares shqiptare, Tomas Strakoshën.


