Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në Shqipëri ka krim të organizuar, por jo grupe të strukturuara.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se ka krim transnacional, ku kreu i grupit është nga jashtë vendit.
Sipas Karamuços, në Itali pastrohen çdo vit 25 deri në 35 milionë euro, shqiptarët kanë pjesën e tyre, dhe paratë i sjellin në Shqipëri për t’u pastruar.
Eksperti shtoi se SPAK ka sekuestruar asete me vlerë 500 milionë euro.
“Kemi njësi të inteligjencës së Bankës Shtetërore Italiane, në çdo vit, raporti i fundit i 2025, ka vlerësuar se në Itali pastrohen 25 milionë deri 35 milionë euro. Qarkullojnë 100 miliardë euro.. Një nga komponentët kryesorë të pastrimit janë grupet e organizuara kriminale, ku fraksione të tyre janë edhe shqiptarë. Të gjitha vendet kanë fraksionet e tyre ku janë atashkuar edhe grupet shqiptae. Ata kanë përqindjen e tyre, dhe në një mënyrë apo tjetër vijnë në Shqipëri. SPAK ka sekuestruar asete në vlerën e 500 milionë eurove. Aty ku ka atrofizim do të thotë se ka pasur tendencë për të pastruar. Sjellja e ndërtuesve, e sipërmarrësve, do të thotë, në çfarë burimesh lundron ti. Sa i sigurt je ti, ke marrëdhënie me bankën apo me diçka tjetër.
Edhe ky komponent, do të vlerësojë a jemi për t’u futur sërish në zonën gri, apo do jemi në këtë situatë dhe mbetemi po aty. A ka krim të organizuar në Shqipëri? Po, ka. Nuk kemi grupe të strukturuara. Ka krim transnacional, nuk e gjen kokën këtu. Po blejnë asete të turizmit, që janë ndërtuar nga biznesmenë të tjerë. Grupe të caktuara, shumë të rrezikshme kriminale, kanë këto lloj profili”, theksoi ai./abcnews.al


