Duket sikur janë dakordësuar plotësisht.
Federata Portugeze e Futbollit vendosi që ta pezullojë në mënyrë provizore Kristiano Ronaldon, në pritje të një vendimi përfundimtar.
Lajmet janë që superylli I futbollit është ndëshkuar me këtë pezullim për shkak se u largua pa leje nga grumbullimi I kombëtares, përpara ndeshjes në Danimarkë, pas një pakënaqësie ndaj trajnerit Zhorge Zhezus.
Gjithsesi, ishte vetë Kristiano që e propozoi një zgjidhje të tillë, në një letër të hapur të botuar në rrjetet sociale, ku jepte versionin e tij mbi atë që ndodhi në kampin portugez.
CR7 kërkoi falje ndaj tifozëve për veprimin e tij, ftoi Federatën të veprojë në bazë të rregullores, e më pas të kishte bisedime për të zgjidhur konfliktin.
Në komunikatën e Federatës nuk përcaktohet se sa ndeshje do të jetë ky pezullim, por pritet që shpejt të ketë një kanal komunikimi mes palëve, ndërsa ka kohë deri në ndeshjet e radhës së Ligës së Kombeve në mesin e muajit nëntor.
Tifozët e Portugalisë shpresojnë që të ketë një pajtim dhe legjenda e futbollit të bëjë lamtumirën e duhur nga ekipi përfaqësues për të cilin është rekordmen botëror me 234 ndeshje dhe me 146 gola.


