Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Pensilvani/ Të shtëna në një banesë, raportohet për 9 viktima

schedule14:55 - 10 Tetor, 2026

schedule 14:55 - 10 Tetor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Erie, në shtetin amerikan të Pensilvanisë, ku nëntë persona, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, dyshohet se janë vrarë nga një person i armatosur. Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje, ndërsa i dyshuari u gjet i vdekur si pasojë e një plage me armë zjarri, të cilën dyshohet se ia shkaktoi vetes.

Shefi i policisë së Erie-s, Rick Lorah, e përshkroi vendngjarjen si një prej situatave më të rënda me të cilat janë përballur ndonjëherë pjesëtarët e policisë dhe hetuesit.

Ai theksoi se humbja e jetëve është jashtëzakonisht e rëndë, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten shqetësuese për autoritetet.



Sipas raportimeve të mediumit lokal Erie News Now, policia mori njoftimin për të shtëna rreth orës 17:00, në bllokun 700 të rrugës Perry Street. Me të mbërritur në vendngjarje, zyrtarët policorë gjetën dy gra jashtë banesës, të cilat kishin marrë plagë fatale nga armët e zjarrit.

I dyshuari, i cili dyshohet se ishte i armatosur me pistoletë, ishte mbyllur brenda shtëpisë. Situata çoi në angazhimin e njësisë speciale SWAT, e cila ndërhyri për të menaxhuar përballjen. Gjatë operacionit, sipas pamjeve të publikuara nga Erie News Now, brenda banesës u dëgjuan disa të shtëna.

Policia konfirmoi se personi i dyshuar kishte vdekur, por në atë moment nuk dha të dhëna të hollësishme për numrin e viktimave. Ndërkohë, mediumi lokal raportoi se bilanci i të vdekurve kishte shkuar në nëntë persona.

Gjatë kontrollit të banesës, autoritetet gjetën viktima në disa hapësira të saj. Në mesin e tyre ishte edhe një grua shtatzënë.

Shefi i policisë bëri të ditur se nuk do të publikonte detaje të tjera nga skena e krimit, duke theksuar nevojën për të respektuar viktimat dhe familjet e tyre.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e mundshëm të sulmit dhe as nëse ekzistonte ndonjë lidhje mes të dyshuarit dhe personave të vrarë.

Policia ka konfirmuar se situata nuk paraqet më rrezik për qytetarët.

Në reagimin e tij, Lorah shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të gjithë personat e prekur nga kjo ngjarje, duke nënvizuar se përmasat e tragjedisë janë të vështira për t’u shprehur me fjalë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!