Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa i rebelëve Huthi në aeroportin e Riadit, në Arabinë Saudite.
Sulmi shkaktoi dëme edhe në një avion të kompanisë Saudia Airlines, ndërsa tymi i dendur mbi aeroport detyroi disa kompani ajrore të anulonin fluturimet drejt kryeqytetit saudit.
Ngjarja shënon një tjetër përshkallëzim të konfliktit mes rebelëve Huthi të Jemenit dhe Arabisë Saudite, në një kohë kur sulmet me raketa ndaj mbretërisë janë intensifikuar. Autoritetet saudite kanë ngritur alarmin për kërcënimet ndaj sigurisë dhe trafikut ajror.
Sulmi ndodhi vetëm pak ditë përpara një takimi të rëndësishëm të drejtuesve të lartë të industrisë globale të naftës, që pritet të zhvillohet në Riad. Ngjarja ka shtuar shqetësimet për ndikimin që përshkallëzimi i konfliktit mund të ketë në sigurinë rajonale dhe në sektorin energjetik.
🚨 Houthi-Claimed Attacks Hit Riyadh Airport, 3 Killed; PIA Suspends Flights
Missile attacks targeted King Khalid International Airport in Riyadh, Saudi Arabia, on October 8, killing three Saudi nationals, including Saudia Airlines Captain Hamoud Ali Alkalthami, according to Saudi authorities. Airport facilities and a Saudia aircraft were also damaged. The Houthis claimed responsibility for the attacks.
✈️ Pakistan International Airlines (PIA) has temporarily suspended flights to Riyadh amid the regional security situation. Other international airlines have also suspended services or cancelled flights.
#RiyadhAirport #HouthiAttack #SaudiArabia #PIA #BreakingNews #MiddleEastCrisis #FlightUpdate #PakistanNews #Hamariweb
— Hamariweb.com (@hamariweb) October 9, 2026
Në përgjigje të sulmeve, avionët luftarakë sauditë goditën gjatë natës objektiva të rebelëve Huthi në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit. Lajmi u raportua nga zyrtarë të Huthive dhe media pranë grupit.
Sulmet ajrore janë pjesë e fushatës së intensifikuar të Arabisë Saudite kundër grupit të mbështetur nga Irani, i cili akuzohet për sulme në territorin saudit, kërcënime ndaj anijeve ndërkombëtare dhe përparime të fundit territoriale.
Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që mbështet forcat qeveritare në Jemen, deklaroi se kishte shkatërruar tre pozicione të përdorura nga Huthit për lëshimin e raketave.
Koalicioni paralajmëroi gjithashtu se do të reagonte me vendosmëri ndaj sulmeve që vënë në rrezik civilët, ndërsa zhvillimet e fundit rrisin frikën për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.


