Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Deputetët rebelë për territorialen, protagonizëm të tepruar”/ Analisti Çupi: Sinjal që Rama duhet ta lexojë

schedule13:44 - 9 Tetor, 2026

schedule 13:44 - 9 Tetor, 2026

Mazhoranca socialiste miratoi me 85 vota pro në parlament reformën e re territoriale.

Në një nga reformat më kritike të këtij mandati të katërt, PS tregoi unitetin e saj pa asnjë rrjedhje, ndonëse deri në momentin e fundit u desh ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama për të shuar rebelët brenda grupit.

Analisti Frrok Çupi thotë se rebelimi i tre deputetëve socialistë, Vullnet Sinaj, Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, është sinjal për kryeministrin Edi Rama.



Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se deputetët treguan skepticizëm dhe protagonizëm të tepruar.

“Rasti me dy, tre deputetët që manifestuan skepticizëm, protagonizëm të tepruar, ky është sinjal i vërtetë, që minimumi mazhoranca duhet t’i përdorë mirë shkollat politike. Votuesit e tre deputetëve janë duke kërkuar që Shqipëria të përparojë. Këto janë të paralajmëruara. Praktikisht, po të nisësh me Sinën, ka problem me qënien e deputetit politikan dhe biznesmen. Punën e tij e konsideroj pazar jo të denjë për një politikan. Zonja Spiropali është njeriu nga e cila pret gjithçka, lajthitje, llastim. Të ardhur nga hiçi, në zyra shteti të larta, kanë marrë gjithçka nga politika dhe nuk kanë dhënë asgjë. U zmbraps, në sensin e kundërt të Sinajt. Ai do diçka, ajo nuk do t’i preken bizneset.

Braçe mendon se mendimi ndryshe mund të marrë vendime ndryshe, nuk është kështu. Këto janë sinjalet për të cilat PS dhe kryetari i tyre duhet t’i lexojë. Këtu është fjala në emocioniet politike të një vendi. Të bësh lojëra të tilla, qytetarët e vendit, sidomos të mazhorancës, nëse do kthehej në trend, këta nuk do të harrohen, si njerëz që në kohën më të keqe të vendit, hodhën votë kundër. Rama mundi ta sfumojë këtë rrezik”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!