Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS kalon reformën dhe (testin)/ Frrok Çupi: U tentua të dëmtohej stabiliteti. Njerëzit i besojnë kryeministrit Rama

schedule13:34 - 9 Tetor, 2026

schedule 13:34 - 9 Tetor, 2026

Mazhoranca socialiste miratoi në seancën plenar në parlament, reformën e re territoriale me 85 vota pro.

Analisti Frrok Çupi deklaroi se me miratimin e reformës, u certifikua mazhoranca.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se opozita tentoi ta dëmtonte stabiltietin e vendit.



Çupi shtoi se njerëzit i besojnë kryeministrit Edi Rama, pasi ai dëshmon stabilitet dhe siguri.

“Ishte një ditë më e rëndësishme se sa është dukur. U kthye në tjetër gjë përtej territoriales. U kthye në territor të certifikimit politik, u certifikua mazhoranca, se çfarë është opozita, u certifikua se sa e fuqishme është sot mazhoriteti pozitiv i vendit tonë. Realisht, pati një shkundje të tillë, për të pasur stabilitet. U dëshmua pas votimit, për alarme për bomba në disa institucione në rrethe. Ajo çfarë u vërtetua, e para u vërtetua se mazhoranca qytetare, përfaqësuesit e vet në parlament, i ka të ngarkuar me përgjegjësi, me gjithë luhatjet që patën. Është sinjal për Edi Ramën, kjo vërtetoi se Shqipëria ka kryeministër që i besojnë njerëzit, dëshmon stabilitet dhe siguri”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!