Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Asgjë nuk ndryshon nëse..”, Shehi bën llogaritë në “Real Story”: Reforma territoriale e 2014 shtoi shpenzimet

schedule20:53 - 8 Tetor, 2026

schedule 20:53 - 8 Tetor, 2026

TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka kritikuar reformën e mëparshme territoriale të 2014, duke deklaruar se ajo nuk solli kursimet financiare të premtuara para se të realizohej.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Shehi tha se në kohën e miratimit të reformës ishte pretenduar se do të kurseheshin rreth 80 milionë dollarë, ndërsa sipas tij, në vitet pasuese shpenzimet e pushtetit janë rritur.

“Në reformën e parë u pretendua se do të kurseheshin 80 milionë dollarë. Në fakt, që nga ai vit, pushteti i vendosur në Shqipëri ka harxhuar 40 milionë më tepër”, u shpreh Shehi.



Ai argumentoi se diferenca financiare, e shumëzuar ndër vite, ka krijuar një kosto të konsiderueshme dhe e lidhi reformën me motive elektorale.

“Deficiti, humbja e kësaj pune shkoi 120 milionë. Këtë shifër ma shumëzo me 10 vjet, kjo bën 1.2 miliardë”, tha kreu i LZHK-së.

Shehi kritikoi gjithashtu mënyrën se si është konceptuar reforma, duke paralajmëruar se nëse ndryshimet e reja udhëhiqen nga e njëjta logjikë, nuk do të sjellin përmirësime reale.

“U bë për motive elektorale në atë kohë, po vazhdojnë ta bëjnë. Dhe nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë lloj filozofie, këtu s’ka për të pasur asnjë lloj ndryshimi”, deklaroi Shehi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!