Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Kotë, në bashkinë Selenicë.
Flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa në ndihmë të forcave lokale zjarrfikëse kanë mbërritur edhe ekipet nga Vlora.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave të zonës.
Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.


