Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekipi 12” i NASA-s kthehet në shtëpi/ Katër astronautët qëndruan 8 muaj në hapësirë

schedule19:15 - 8 Tetor, 2026

schedule 19:15 - 8 Tetor, 2026

Katër astronautët e misionit Crew-12 të NASA-s u rikthyen në tokë këtë të enjte pas 8 muajsh në bordin e Stacionit Nderkombëtar Hapësinor, ku kanë kryer kërkime shkencore dhe mirëmbajtje të laboratorëve orbitalë.

Ekuipazhi u nis drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës më 13 shkurt, me një kapsulë Dragon të kompanisë SpaceX. Kapsula Dragon u shkëput nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës të mërkurën ndersa Astronautet mberriten ne Toke kete te entje pas nje udhetimi ajror  prej 27 oresh.

Gjatë misionit Crew-12, astronautët kryen një sërë studimesh, përfshirë kërkime mbi bakteret që shkaktojnë pneumoninë, prodhimin e lëngjeve intravenoze sipas kërkesës për misionet e ardhshme, monitorimin e shëndetit të bimëve dhe prodhimin e ushqimit përmes mikroorganizmave në hapësirë. Ata studiuan gjithashtu mënyrën se si karakteristikat fizike të një personi mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut gjatë fluturimeve hapësinore.



Ekuipazhi qe u kthye kete te enjte përbëhej nga astronautja e NASA-s Jessica Meir, komandante e misionit, astronauti Jack Hathaway, pilot, si dhe inxhinierja franceze dhe pilote e specializuar helikopterësh Sophie Adenot dhe kozmonauti rus Andrey Fedyaev. Për Jessica Meir, ky ishte udhëtimi i dytë në hapësirë. Gjatë misionit të saj të parë ajo qëndroi 205 ditë në orbitë dhe mori pjesë në tre nga daljet e para tërësisht me gra jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Për Jack Hathaway, ky ishte misioni i parë në hapësirë. Para se të bëhej astronaut NASA-s, ai shërbeu në Marinën amerikane dhe kreu më shumë se 2,500 orë fluturimi në 30 lloje avionësh, përfshirë 39 misione luftarake.

Edhe për Sophie Adenot ky ishte fluturimi i parë në hapësirë. Ajo ka shërbyer më parë si pilote kërkimi dhe shpëtimi dhe ka punuar si inxhiniere në projektimin e kabinave të helikopterëve Airbus. Ndërsa Andrey Fedyaev kishte qenë më parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për 186 ditë, në vitin 2023, si pjesë e misionit Crew-6 të NASA-s dhe SpaceX. Ndërkohë, ekuipazhi i ri i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, Crew-13, mbërriti më 1 tetor pas një udhëtimi rreth tetë orësh drejt orbitës, ne udhetimin me raketen e prodhuar nga Space X qe theu rekordin duke arritur fluturimin me te shpejte drejt stacionit nderkombetar te Hapesires.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!