Një maune e ngarkuar me misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në drejtim të Sarandës.
Aksidenti ka ndodhur pak më parë, pranë hyrjes së tunelit. Për momentin nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.
Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje për aksidentin dhe shkaqet e tij.


