Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gara zgjedhore në Serbi, më e ashpra e dy dekadave”, Arifi: Vuçiç po i ‘tundet pushteti’

schedule17:31 - 8 Tetor, 2026

schedule 17:31 - 8 Tetor, 2026

Analisti Valon Arifi ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe përplasjet brenda kampit politik serb në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Arifi tha se Milorad Dodik po përdoret për fushatë brenda Serbisë edhe nga presidenti serb, Vuçiç, duke vlerësuar se këto zhvillime janë pjesë e garës zgjedhore.

Sipas tij, pas një dekade të Vuçiçit në pushtet, dy krahë politikë janë gjithnjë e më shumë në kundërshti me njëri-tjetrin.



Ai theksoi se për Serbinë kjo është gara më e ashpër e dy dekadave, duke shtuar se për herë të parë që nga ardhja e Vuçiçit në pushtet, pushteti i tij po përballet me sfida të mëdha.

“ Dodik përdoret për fushatë brenda Serbisë dhe nga presidenti Vuçiç. Janë në kuadër të fushatës zgjedhore, pas një dekade të Vuçiç, këto dy krahë politikë janë në kundërshti me njëri-tjetrin.

Trump u distancua nga të dy lobistët. Për Serbinë kjo është gara më e ashpër e dy dekadave, sepse po i tundet pushteti dhe përdor të gjitha tonet. Gjithçka është në kuadër të fushatës parazgjedhore. Ende nuk dihet ku do shkojnë votat e nacionalistëve serbë. Për herë të parë që nga ardhja në pushtet e Vuçiç, po i tundet pushteti dhe frikësohet edhe nga aferat korruptive që ka në shtet.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!