Fushata përpara zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi nuk ka qenë e qetë.
Mbrëmjen e 6 dhe 7 tetorit janë regjistruar disa përplasje mes mbështetësve të partisë së Vuçiç dhe njerëzve që mbështesin Listën Studentore.
Përplasja u regjistrua në Konjarnik, Beograd.
Mbështetesit e të dyja palëve u grumbulluan në një nga kryqëzimet më të njohura të kryeqytetit serb, ndërsa përplasjet u shënuan pasi një grua që mbështeste studentët, mori një flamur të Partisë Përparimtare Serbe.
Më pas disa persona iu vërsulën asaj dhe pati shtyrje e përplasje mes dy grupeve.
Policia ndërhyri dhe u vendos mes grupeve për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Mbrëmjen e 7 tetorit, në të njëjtin vend, pati edhe një përleshje mes vetë mbështetësve të SNS-së me diskutimet se kush ishte më shumë mbështetës i ish presidentit.
Ngjarje janë shënuar edhe në Nish.
Aty Vuçiç pretendoi se një mbështetëse e SNS-së, 26-vjeçarja Anđela Milosavljević, ishte sulmuar.
Pas akuzave të Vuçiç u arrestua student Mateja Nikoliç. Avokati i studentët i mohon akuzat dhe deklaron se arrestimi ishte politik.
Vuçiç dha dorëheqjen nga posti i presidentit për të garuar në zgjedhjet e parakohshme të tetorit, pas gati dy vitesh protesta kundër tij.
Protestat kanë prodhuar një grupim politik, nën emrin e Listës Studentore, po ashtu në garë për zgjedhjet, mes tyre emra profesorësh në universitete dhe intelektual në fusha të tjera.
Për fushatën e këtyre zgjedhjeve, nga buxheti i shtetit është ndarë nëj fond prej rreth 12.5 milionë euro, konsideruar si ndarja më e madhe buxhetore deri tani.


