Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbetet në burg bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Durrës, kërcënoi 5 arkëtarë për t’u marrë nga 350 euro

schedule12:09 - 8 Tetor, 2026

schedule 12:09 - 8 Tetor, 2026

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Fetah Matajn, 44 vjeç, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit.

Mataj dyshohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Sipas hetimeve të Prokurorisë, 5 individë, të cilët punonin si arkëtarë në Postën e Durrësit, dyshohet se janë shtrënguar nga Mataj për t’i dhënë nga 350 euro secili.

Sipas dëshmive të administruara në kuadër të hetimit, ai dyshohet se i ka kërcënuar me humbjen e vendit të punës nëse nuk jepnin shumën e kërkuar. Hetimi ndaj Matajt lidhet me skandalin në Postën e Durrësit, ku një audit ka evidentuar një mungesë financiare prej rreth 700 mijë eurosh.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!