Përplasja e avionit Ukrainas, SHBA bën thirrje për bashkëpunim

schedule07:37 - 9 Janar, 2020

schedule 07:37 - 9 Janar, 2020

SHBA ka bërë thirrje për bashkëpunim të plotë në lidhje me çdo hetim mbi shkakun e përplasjes së avionit ukrainas pranë Teheranit, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje këtë incident dhe do të qëndrojnë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës gjithë ndihmën e mundshme”, tha Pompeo duke i shprehur ngushëllimet e tij familjeve dhe miqve të 176 personave të vrarë.

Aeroplani tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!