Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: LaCivita nuk punon për mua/ Presidenti amerikan: Do ta hetoj, nëse ka konflikt do ta largoj

schedule19:07 - 7 Tetor, 2026

schedule 19:07 - 7 Tetor, 2026

SHBA- Në një përgjigje që shkaktoi tronditje jo vetëm në skenën politike amerikane, por edhe në atë shqiptare, Presidenti amerikan, Donald Trump ka sqaruar se Chris LaCivita, njeriu që Berisha zgjodhi si kreun e fushatës politike të tij, nuk punon për të, por është vetëm një konsulent  jashtëm.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se konsulentët lejohen të punojnë edhe për persona të tjerë, siç ndodh me konsulentët në Washington, ndërsa paralajmëron se nëse konstatohet ndonjë konflikt interesi, do të marrë masa të menjëhershme dhe do t’i largojë ata.



“Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse si konsulentë të jashtëm. Ka shumë të ngjarë që ata të kenë klientë të shumtë, por për këtë, do t’u duhet t’i pyesni ata.

Ata lejohen të punojnë për të tjerët, ashtu si të gjithë konsulentët në Uashington, DC, nuk kam asnjë ide se për kë tjetër punojnë, por, pasi të reflektoj, do t’i pyes ata dhe, nëse ka një konflikt, do t’i pushoj menjëherë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump në rrjetin social “Truth”.

Reagimi i Trump vjen pas një raportimi të The New York Times, sipas të cilit LaCivita dhe James Blair udhëtuan në territorin e Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, pak para zgjedhjeve të së dielës, ku ofruan shërbime këshillimore për autoritetet lokale. Sipas raportimeve, ata u paguan me qindra mijëra dollarë për këtë angazhim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!