Tani Kosova ka nevojë për një opozitë të fortë.
Ky është mesazhi i ish kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas zgjedhjes së kreut të ri të shtetit dhe kalimit të një krize të gjatë institucionale në vend.
Haradinaj vuri theksin tek punët që e presin Kosovën dhe tek lufta me keqqeverisjen e Kurtit.
“Qytetarë të dashur. Ende punët tona mbesin pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja me keqqeverisjen. Në Demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtet dhe të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë dhe të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marri përgjegjësi bashkë më ju që të përballemi me keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës”, tha Haraniaj.
Haradinaj uroi presidenten e re për detyrën dhe përshëndeti ndryshimet në ligjin për specialen, që i quajti fitore për të gjithë ushtrinë çlirimtare.
“S’ka punë që s’mundet me u kry sado e vështirë që është. Dje u kry një punë e mirë në Kosovë. U votua ligji për kufizimet për Dhomat e Specializuara. Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë. Urime UÇK. Urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë. Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka Pula i uroj zgjedhjen dhe punë të mbarë”, shtoi ai.
Qëndrimi i Aleancës ka qenë i pandryshueshëm përballë ofertave të Albin Kurtit për çështjen e presidentit.
Ata kërkuan miratimin e marrëveshjes me SHBA për gazin amerikan që më pas të uleshin në tavolinën e bisedimeve, ndërsa për ndryshimet e Ligjit për Specialen u kthyen në sallë dhe dhanë votat e grupit të tyre parlamentar mesnatën e 6 tetorit.


