Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strategjia e zgjerimit bëhet zyrtare/ Çika: Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme, në rrugën e duhur drejt BE

schedule13:35 - 7 Tetor, 2026

schedule 13:35 - 7 Tetor, 2026

Bëhet zyrtare strategjia e re e zgjerimit të Komisionit Europian. Bazuar në propozimin për reformën e unionit nga Franca e Gjermania, komisionerja e zgjerimit Marta Kos tha se fillon puna me vendet anëtare për adaptimin e politikës së re, sipas të cilës do të bjerë përdorimi i vetos kundër një vendi kandidat.

Kos do të raportojë në Parlamentin Europian sot, ndërsa fjala e fundit i mbetet Këshillit Politik javën tjetër.

Eksperti për çështjet e integrimit, Emilio Çika deklaroi se kjo strategji, është një reformë e nevojshme që i nevojitej BE.



Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çika u shpreh se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme dhe se është në rrugën e duhur drejt integrimit.

“Është një strategji që BE e ka nisur në fillim të vitit 2020 dhe po e avancon. Do duhet që të miratohet në vazhdimësi nga vendet anëtare, e më pas për vendet kandidate. Ka të bëjë me atë që është mbështetja e vazhdueshme e BE, integrimi gradual në bazë të meritës. BE dhe KE kanë ndërmarrë këtë nevojë, për një reformë, e cila është si për vendet anëtare, por edhe vendet kandidate. Kemi një ide të re, që çon në ruajtjen e vetos. Flitet për një tërheqje vullnetare nga veto, i adresohet më shumë Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, besoj se është e gatshme, nuk ka pasur problematika me vende të rajonit, për të ngritur veto. Nuk e prek kjo gjë. Ruajtja e vetos mbetet aty. Aspekti i penaliteteve, vlen për shtetet anëtare dhe ato kandidate, të mos arrijmë në pikën e vendosjes së penaliteteve. BE e parashikon një hap të tillë. Në përgjithësi, këto janë pikat kryesore që dalin nga metodologjia e re, apo plani i ri i zgjerimit.

Në tërësi, qëndrimet e BE janë shumë pozitive dhe favorizojnë Shqipërinë. Nëse e gjykojmë planin e ri të zgjerimit, është reformë e nevojshme që BE i nevojitej. Shqipëria, fatmirësisht është në rrugën e duhur të mbylljes së kapitujve. Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera mund t’i jepet një kohë e caktuar edhe pas integrimit në BE, për realizimin e disa kushteve të caktuara, si siguria ushqimore”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!