Tre furra artizanale të gëlqeres ku digjeshin goma dhe mbetje plastike në Krastë të Krujës u shkatërruan nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Pas një ankese të mbërritur në institucion, u kryen verifikimet e nevojshme, u shëmben strukturat e furrave dhe rasti ju referua Policisë së Shtetit për identifikimin e kundravajtësve.


