Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kultivuan kanabis në mal/ Memaliaj, pranga 28-vjeçarit, në kërkim i vëllai

schedule13:32 - 6 Tetor, 2026

schedule 13:32 - 6 Tetor, 2026

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në malin Mukaj, në Memaliaj, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Vjeshta”.

Operacioni është finalizuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, pas një hetimi dy mujor të zhvilluar me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të hetimeve, policia ka arrestuar 28 vjeçarin Klajdi Oruçi , ndërsa vëllai i tij, Xhon Oruçi 29 vjeç, është shpallur në kërkim. Të dy, banues në fshatin Izvor, dyshohen se kanë kultivuar 145 bimë narkotike Cannabis Sativa në malin Mukaj.



Bimët narkotike të konstatuara në terren janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Në vijim të hetimeve, policia ka referuar materialet në Prokurori edhe për 57 vjeçarin Shkëlqim Malka, me detyrë kryetar i fshatit Izvor, ndaj të cilit ka nisur procedimi në gjendje të lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!