Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në Prishtinë/ Protestuesit kërkojnë miratimin e ligjit për dhomat speciale në Hagë

schedule12:24 - 6 Tetor, 2026

schedule 12:24 - 6 Tetor, 2026

Në Prishtinë po zhvillohet protestë, ku kërkohet që Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për dhomat speciale në Hagë.

Organizatori i protestës ‘Jo në emrin tim!’, Çlirim Haziri në fjalën e tij, deklaroi se gjatë protestës së djeshme, sipas tij, ra perdja e fundit të fytyrës së pushtetit në vend.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti përdori policinë për të goditur fëmijët e dëshmorëve.



“Motra e vëllezër, qytetarë të lënduar por të pathyeshëm, qytetarë të qëndresës. Dita e djeshme zbuloi fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Dje ra edhe perdja e fundit, rinia e këtij vendi hodhi fishekzjarre në shenjë proteste, por përgjigjen që e mori nga shteti ynë ishte shkopi i hekurt i pushtetit. Me urdhër të Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës, dje u gjakosën sheshet e Prishtinës, u rrahën qytetarët e u goditën familjarët e dëshmorëve, por më e dhimbshmja, turpi më i rëndë që ka parë ndonjëherë faqja e dheut, u rrahën pamëshirshëm veteranët e UÇK-së”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!