Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë/ Tahiri: Nuk pati dakordim! PDK nuk e pranoi kushtëzimin e VV për presidentin

schedule21:07 - 5 Tetor, 2026

schedule 21:07 - 5 Tetor, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të votohen edhe në lexim të dytë, në orët e mbetura para shpërbërjes së kësaj legjislature.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, në një konferencë për media së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku, u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë ndryshimet në ligj. Tahiri e cilësoi këtë si një detyrim dhe përgjegjësi të çdo force politike.

“Është obligim dhe përgjegjësi kombëtare e secilës forcë politike dhe secilit deputet të Kuvendit të Kosovës, të vijë në Kuvend në këto orë sa kanë mbetur para se të shpërbëhet Kuvendi dhe të miratohet Ligji për Specialen edhe në lexim të dytë”, deklaroi Tahiri.



Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan më herët në lexim të parë me 91 vota, ndërsa PDK-ja kërkoi që procedura të përfundojë brenda ditës edhe me votimin e dytë.

Edhe Vlora Çitaku kërkoi që ligji të miratohet pa kushte, duke theksuar se çështja e Speciales duhet të trajtohet e ndarë nga zgjedhja e presidentit.

“Ne kërkojmë që Ligji të miratohet pa asnjë kusht. Janë procese të ndara. Si mund të kushtëzosh mbrojtjen e UÇK-së. Është papërgjegjësi politike, historike e kombëtare. Kemi edhe pak orë kohë. Do të jemi këtu. Nuk lëvizim”, tha Çitaku.

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, nuk ka prodhuar marrëveshje për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në ligj dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit. Sipas raportimeve, PDK-ja dhe Vetëvendosje kanë mbetur në qëndrime të ndryshme për mënyrën e vijimit të procesit.

Ndërkohë, situata rreth Kuvendit mbetet e tensionuar, me protestues të mbledhur pranë institucionit. PDK-ja ka bërë të ditur se deputetët e saj do të qëndrojnë në Kuvend, duke kërkuar që ligji të votohet në lexim të dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!