Tym dhe flakë kanë përfshirë zonën para Kuvendit të Kosovës, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar pas protestës.
Pavarësisht zjarrit dhe tymit, protestuesit nuk janë larguar nga zona. Ata vijojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe të brohorasin “UÇK, UÇK!”, duke kërkuar votimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në mesin e protestuesve ka folur edhe Çlirim Haziri, i cili ka deklaruar se ata nuk do të tërhiqen.
Duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti, Haziri tha se, pavarësisht përplasjes, protestuesit do të vijojnë qëndrimin e tyre.
Situata pranë Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kërkojnë miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.


