Rreth 1300 studentë ulen sot për herë të parë në auditorët e Universitetit të Elbasanit, duke nisur rrugëtimin e tyre akademik në vitin e parë të studimeve.
Universiteti i Elbasanit ofron një gamë të gjerë programesh studimi, me 32 programe Bachelor, 46 programe Master, 8 programe profesionale dhe 3 programe doktorature.
Pjesë e ofertës akademike është edhe Programi i Integruar i Studimit në Drejtësi, ndërsa 8 programe zhvillohen në gjuhën angleze.
Për studentët e rinj, zgjedhja e Universitetit të Elbasanit është ndikuar nga faktorë të ndryshëm, mes tyre programet e studimit, mundësitë akademike dhe dëshira për të vijuar arsimin e lartë pranë këtij institucioni.
Disa prej studentëve ndajnë arsyet që i kanë shtyrë të zgjedhin Universitetin e Elbasanit dhe programet ku kanë vendosur të vijojnë studimet./abcnews.al


