Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet 31-vjeçari në Elbasan, transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

schedule10:37 - 4 Tetor, 2026

schedule 10:37 - 4 Tetor, 2026

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se po transportonte kundrejt fitimit 7 shtetas të huaj, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Operacioni, i koduar “Rrjeta 2”, u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi A. A., 31 vjeç, i cili u kap duke transportuar 7 shtetas nga vendet e treta me një automjet në pronësi të M. K., 25 vjeç.



Ky i fundit dyshohet se është i përfshirë në aktivitet dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe automjetin e përdorur për transportimin e shtetasve të huaj.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe kapjen e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!