Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim

schedule19:07 - 3 Tetor, 2026

schedule 19:07 - 3 Tetor, 2026

Gjashtë fëmijë  të moshës 5 dhe 6 vjeç në qytetin e Korçës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht. Sipas burimeve, fëmijët janë paraqitur në spital me simptoma gastroenteriti, në të njëjtën ditë.

Burime pranë familjarëve thonë se fëmijët e konsumojnë drekën në kopsht. Rastet janë paraqitur njëri pas tjetrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas të njëjtave burime, gjashtë fëmijët kanë konsumuar pilaf për drekë, ditën e djeshme.



Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo për një virozë. Pritet që autoritetet të kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe të përcaktojnë shkakun e simptomave të shfaqura te fëmijët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!