Këtë të enjte, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po zhvillohet një protestë e madhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gjatë protestës është shënuar edhe një moment i veçantë dhe simbolik.
Disa nga protestuesit kanë lëshuar pëllumba të bardhë në qiell, duke krijuar një pamje që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.


