Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet në flagrancë 76-vjeçari/ Memaliaj, dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar

schedule13:57 - 1 Tetor, 2026

schedule 13:57 - 1 Tetor, 2026

MEMALIAJ– Një 76-vjeçar është arrestuar nga Policia në Memaliaj, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin disa sipërfaqeve toke në fshatin Vasjar. Në pranga ka rënë, 76 vjeç, banues në Vasjar, i cili sipas Policisë u kap në flagrancë mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vatrave të zjarrit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 76-vjeçari i kishte ndezur zjarret në sipërfaqe toke që kishte marrë me qira, si dhe në një sipërfaqe në pronësi të shtetit, në vendin e quajtur “Gropa e Dardhës”, me qëllim pastrimin e tyre.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën rreth 4000 metra katrorë sipërfaqe, përfshirë pyje, kullota dhe toka me bimësi të ndryshme. Policia bën me dije se 76-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtin krim.



Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Gjirokastrës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht djegien e mbetjeve apo përdorimin e zjarrit për pastrimin e tokave, pasi flakët mund të përhapen në mënyrë të pakontrolluar dhe të shkaktojnë dëme të rënda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!