Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britani e Madhe, lirohen qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

schedule12:54 - 1 Tetor, 2026

schedule 12:54 - 1 Tetor, 2026

Qindra të dënuar që plotësojnë kushtet pritet të lirohen nga burgjet në Angli dhe Uells, pasi sot hyri në fuqi skema e qeverisë për lirimin e parakohshëm.  Skema u prezantua pasi sistemi i burgjeve iu afrua kufirit të kapacitetit gjatë verës së vitit 2024, kur kishin mbetur më pak se 100 vende të lira.

Sipas rregullave të reja, të dënuarit që plotësojnë kushtet dhe që vuajnë dënime deri në 19 muaj mund të lirohen pasi të kenë vuajtur një të tretën e dënimit.

Qeveria është përballur me kritika për këtë plan, ndërsa Partia Konservatore, forca kryesore opozitare, paralajmëroi se persona të rrezikshëm mund të lirohen në kuadër të skemës së lirimit të parakohshëm.



“Besoj se ajo që do ta bënte publikun më pak të sigurt do të ishte nëse nuk do të kishim kapacitet në burgje ku mund të vendosnim personat që arrestohen dhe dyshohen për kryerjen e veprave penale sot”, tha për Sky News ministri i Thesarit, James Murray.

Muajin e kalaur, zyra e kryeministrit Andy Burnham tha se në kuadër të qeverisë aktuale tashmë janë ndërtuar më shumë se 3.200 vende të reja në burgje, ndërsa deri në vitin 2031 pritet të krijohen 14 mijë vende, në kuadër të zgjerimit më të madh të sistemit të burgjeve që nga epoka viktoriane.

Deri në muajin mars, më shumë se 70 mijë persona ishin liruar në kuadër të skemës së lirimit të parakohshëm të prezantuar në vitin 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!