Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I akuzuar në Itali për trafik droge, kapet në Kavajë 47-vjeçari

schedule12:37 - 1 Tetor, 2026

schedule 12:37 - 1 Tetor, 2026

Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”.

Është arrestuar në Kavajë, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë, i cili rezulton i akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

“Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.



Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!