Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hana Cakuli rikthehet me “Ndal”. U largua nga muzika për familjen, bën karrierë brilante tek Amazon

schedule12:23 - 1 Tetor, 2026

schedule 12:23 - 1 Tetor, 2026

Pas një periudhe larg skenës muzikore, Hana Cakuli rikthehet me këngën e re “Ndal”, duke risjellë zërin dhe emocionin që publiku i saj i kishte ruajtur në kujtesë.

Pas këtij rikthimi qëndron një histori e veçantë, pasi kënga ishte shkruar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi që në kohën kur Hana publikoi “U shërova”. Megjithatë, këngëtarja kishte zgjedhur ta shtynte publikimin, duke iu përkushtuar projekteve të tjera dhe jetës së saj larg muzikës.

Sot, reagimi pozitiv i publikut e ka bindur se pritja ia vlejti. Hana thotë se “Ndal” është vetëm fillimi, pasi ka projekte të tjera muzikore në përgatitje, edhe pse nuk premton një rikthim me ritëm të përmuajshëm.



Por jeta e saj ka marrë një drejtim tjetër ndër vite. Në Gjermani, ajo punon në Amazon Ëeb Services, ndërsa muzikën e ka mbajtur paralelisht me karrierën profesionale dhe familjen.

Roli më i rëndësishëm për të mbetet ai i nënës së tri vajzave: binjakeve 10-vjeçare dhe vajzës së vogël, vetëm dy vjeçe e gjysmë. Pikërisht rritja e tyre dhe përkushtimi ndaj familjes kanë qenë ndër arsyet që e kanë mbajtur larg skenës për një kohë të gjatë.

Vajzat kanë nisur të shfaqin interes për muzikën dhe provojnë të këndojnë edhe këngët e saj, por Hana dëshiron që ato të zgjedhin rrugë më të thjeshta se ajo e artistit.

Tashmë, me vajzat që po rriten, këngëtarja ka gjetur hapësirën për t’iu rikthyer pasionit të saj të vjetër. Madje, në vendin e punës, kolegët habiten kur zbulojnë se ajo është një emër i njohur në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!