Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, preferencë e biznesit amerikan/ DASH kritika drejtësisë së re: Mbetet i lartë perceptimi për korrupsionin, por gjykatat s’ndihmojnë

schedule19:07 - 30 Shtator, 2026

schedule 19:07 - 30 Shtator, 2026

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare përgjatë këtij viti. Në një raport të fundit për klimën e investimeve theksohet se situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme.

Ndërsa rritja ekonomike mbeti e fortë në 3.7 përqind në vitin 2025 e nxitur kryesisht nga rritja e vazhdueshme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme një ecuri kjo që pritet të vijoj edhe përgjatë këtij viti.

Po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson rënien e nivelit tëborxhit publik nga  nga 75 përqind në vitin 2021 në 52.6 përqind në vitin 2025  .Kjo është arritur falë reformave për konsolidim fiskal dhe rritja e të ardhurave tatimore.



Departamenti Amerikan i Shtetit thotë në raport se falë reformave është përmirësuar ndjeshëm klima e të bërit biznes. Në vitet e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele rekord të investimeve të huaja direkte. Ndërsa një elemnt shumë i rëndësishëm  konsiderohet fakti i rritjes së investimeve të huaja sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stoku i investimeve të huaja direkte në SHBA arriti në 490 milionë dollarë në vitin 2025, nga 382 milionë dollarë në vitin 2024, me 72 milionë dollarë flukse të reja hyrëse.

DASH thekson se reforma në drejtësi është ende nuk ka arritur rezultatet e duhura  pasi vendet e lira në gjyqësor kanë krijuar mbingarkesë gjyqësore, veçanërisht në gjykatat e apelit, duke ngadalësuar gjykimin e çështjeve që lidhen kryesisht me bizneset.

Një element i veçantë i përmendur në raport është procesi i vettingut. Sipas dokumentit, më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan procesit të vettingut janë shkarkuar për pasuri të pajustifikuara, lidhje me krimin e organizuar ose janë larguar nga detyra për të shmangur procesin e vettingut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!