Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria të bëjë detyrat e shtëpisë”/ Bimo: Europa për shkak të politikave të gabuara ka humbur busullën

schedule20:54 - 30 Shtator, 2026

schedule 20:54 - 30 Shtator, 2026

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, komentoi vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Shqipëri, gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC Neës.

Bimo e cilësoi rrugën e integrimit europian si të komplikuar, duke theksuar ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike dhe politikave europiane. Ai nënvizoi rëndësinë që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj dhe të afrohet me standardet europiane.

Sipas tij, vizita e von der Leyen përbën një sukses mediatik, por nuk nënkupton domosdoshmërisht një hap të madh në procesin e integrimit.



“Për shkak të gjeopolitikë dhe politikave të gabuara që ka ndjekur ka humbur busullën. SHBA i janë vërsulur Europës si asnjë herë tjetër dhe aleatëve të tyre. Britanikët nuk janë më të përkëdhelur, nga ana tjetër kanë rusët. Unë nuk jam që ne të mos hyjmë në Europë. Por, qëllimi është që ne të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të kemi sa më shumë Europë në Shqipëri.

Ajo që kemi përpara është që ta bëjmë Shqipërinë si Europa, që qytetarët shqiptarë të ndjehen si në Europë dhe të mos largohen. Rruga është e komplikuar. Duke qenë në rrugë me Ukrainën dhe Moldavinë, nuk i dihet se çfarë mund të ketë rrugës. BE është një qenie shumë e komplikuar. Ka çekë, polakë dhe gjermanë që më parë largohen se sa të hyjë Ukrainë në BE. Ne le të gëzojmë suksesin mediatik dhe propagandistik të vizitës, por nuk është se kemi bërë ndonjë hap kushedi se çfarë”, tha Bimo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!