Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eric Wendt nis misionin/ Çika: Shoqëria shqiptare, e mësuar me gardian të jashtëm. Veto? Me rëndësi kapitujt e negociatave

schedule20:46 - 30 Shtator, 2026

schedule 20:46 - 30 Shtator, 2026

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se është mjaft e rëndësishme fakti që Eric Wendt nisi detyrën si ambasador i SHBA në Tiranë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çika u shpreh se politika, por edhe shoqëria shqiptare, është me një gardian të jashtëm, për problemet në vend.

Lidhur me anëtarësimin në BE, Çika vlerëson se më rëndësi kanë kapitujt e negocimit, si siguria ushqimore, sesa çështja e vetos që po diskutohet për vendet që pritet të bëhen pjesë e unionit.



“Është e vërtetë që u quajt edhe nga ambasada një epokë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Është e pashmangshme që ardhja e ambasadorit të mos lërë gjurmë. Rëndësi ka që sot është këtu, që ato që janë direktivat e SHBA do jenë këtu. Unë e shoh jo vetëm për çështjen e jo maturisë së politikës shqiptare, por edhe politika shqiptare është mësuar me një gardian të jashtëm, edhe shoqëria.

Veto është instrument i rëndësishëm që i jep shteteve anëtare për çështje të ndryshme. Nuk besoj se në këtë kolegjialitet, t’i ketë shkarë çështja e vetos. Nuk mendoj se është kjo çështja më e rëndësishme. E rëndësishme është lufta kundër korrupsionit. Kapitujt më të vështirë janë ato që do të vijnë, ato të sigurisë ushqimore dhe të bujqësisë. Kanë qenë të vështira për një pjesë të vendeve. Nuk është vetëm çështje teknike, por edhe politike. Duhet iniciuar një iniciativë për të informuar qytetarin shqiptar, se çfarë do kemi edhe detyra ndaj Bashkimit Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!