Vrasja e Kastriot Reçit, 47-vjeçarit që u ekzekutua me snajper nga një distancë e konsiderueshme ditën e djeshme dyshohet se është kryer nga një vrasës profesionist. Saktësia në qitje është elementi kryesor për këto dyshime, pasi autorit i është dashur një plumb i vetëm në mes të kraharorit për ti shkaktuar vdekjen Reçit. Autori është ngjitur në katin e fundit të pallatit nga ku shihet deri në sheshin kryesor të qytetit dhe është vendosur ne një pozicion të tillë që të mos dallohet nga askush.
Mësohet se ai ka patur një paruke dhe është ngjitur pa u vënë re nga banorët, pasi këta të fundit jetojnë më pak në pallat pas tërmetit te 26 nentorit që e ka nxjerrë atë momentalisht të pabanueshem. Hyrja e vetme që më pas lidhet edhe me tarracën ishte e pabanuar, e kjo i ka dhënë mundësi autorit të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të vepruar. Mësohet se banesa i përket mikut të Armando Gjinit që u vra në gusht të vitit të shkuar.
Pas vrasjes, autori ka dalë nga pallati dhe nga pas tij nëpër një rruge të improvizuar është larguar në drejtim të tregut. Rrugës ka hedhur paruken që mbante në kokë, ndërsa armën e tipit snajper e kishte lene me parë tek pallati në mënyrë që të mos shihej nga askush. Një kamera sigurie e një biznesi në katin e parë të pallatit ka kapur momentin e largmit te tij, ndërsa tashmë po analizohen edhe te tjera kamera sigurie. Policia ka shoqeruar dhe ka marrë në pyetje disa persona, por nuk mundur te identifikoje autorin për shkak të maskimit të tij. /abcnews.al



