Natyrisht, gjërat nuk shkuan siç duhet.
Sfida Spanjë-Kroaci u luajt nën shenjën e të mrekullueshmit Lamin Jamal, që shënoi dy gola e krijoi një tjetër, por gjithsesi në stadiumin e Seviljes pati edhe një moment tepër të veçantë.
Ishte ai i minutës së 81-të kur në fushën e impiantit “Sançez Piz-huan” hyri legjenda kroate, Luka Modriç, që shkeli në një terren në Spanjë pas plot 494 ditësh.
Trajneri Slaven Biliç, pasardhësi i Zlatko Daliçit, i dha disa minuta veteranit 41-vjeçar duke u përpjekur të kursejë forcat për një cikël me 4 ndeshje në 10 ditë.
Kjo, ndryshe nga ndeshja me Çekinë, ku Modriç shënoi gol.
Dhjetëra mijë tifozë spanjollë, e padyshim edhe ata kroatë, i bënë nderimin e duhur dhe të merituar një futbollisti që është ndër më të mirët që kanë dalë ndonjëherë në fushë.
Kjo ishte ndeshja numër 204 e kapitenit me ekipin përfaqësues.
Natyrisht, as edhe një fenomen si Modriç nuk mund ta ndryshojë realitetin dhe Kroacia u detyrua të pranonte humbjen e thellë 4-1 në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Nuk dihet sesa gjatë do të vazhdojë të luajë kapiteni për kombëtaren, por e qartë është se perëndimi është shumë pranë./abcnews.al


