Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Agasi reagon nga burgu, mohon takimet me Vlora Hysenin: Sfidoj SPAK për informacionet sekrete

schedule20:44 - 29 Shtator, 2026

schedule 20:44 - 29 Shtator, 2026

Ergys Agasi ka reaguar përmes avokatit të tij, Maksim Haxhia, lidhur me të dhënat dhe pretendimet e bëra publike në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Agasi ka mohuar pretendimet që lidhen me takimet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe me dokumentet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e tij.

Sipas Agasit, Vlora Hyseni nuk ka qenë asnjëherë në zyrën e tij. Ai ka deklaruar se e ka takuar ish drejtuesen e SHISH, por jo në kuptimin që të kenë takime të vazhdueshme.



Ndër të tjera, Agasi ka thënë se nuk është aset i Shërbimit Informativ Shtetëror, duke mohuar deklaratën e bërë nga Vlora Hyseni, teksa ishte marrë në pyetje nga SPAK, para se t’i vendosej masa e arrestit shtëpiak.

Agasi u arrestua në 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ishte duke lëvizur me automjet.

Ai është nën hetim që prej vitit 2025, e ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Ndërkaq, Vlora Hyseni, e cila drejtoi SHISH-in prej prillit të vitit 2023, është vënë nën hetim për dy vepra penale: “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Sipas hetimeve të SPAK-ut, dyshimet lidhen me vendosjen në dispozicion të materialeve të klasifikuara dhe komunikimet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, i cili është gjithashtu pjesë e të njëjtit hetim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!