Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turqia arreston shefin e arbitrave / Ferhat Gundogdu u ndalua pas një hetimi të autoriteteve në vend

schedule12:31 - 29 Shtator, 2026

schedule 12:31 - 29 Shtator, 2026

Shtatë persona, përfshirë Ferhat Gundogdu, kreun e arbitravetë Federatës Turke të Futbollit janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të së martës, pas një operacion të gjerë që kishte në shënjestër figura të përfshira në sistemin e arbitrazhit të futbollit në vend, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje në caktimet, renditjet dhe provimet e arbitrave.

Operacioni u zhvillua në Stamboll, Ankara, Elazig dhe Manisa, si pjesë e një hetimi të nisur në 2025 dhe që lidhet edhe me skandalin e basteve. Bashkë me shefin e arbitrave, në pranga kanë rënë gjithashtu presidenti I Shoqatës së Arbitrave dhe disa figura të larta të “xhaketave të zeza të futbollit” në Turqi.

“Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë për futboll të pastër për të hedhur dritë mbi akuzat që minojnë besimin në futbollin turk, për të siguruar që ata që janë përgjegjës të mbahen përgjegjës para ligjit”, tha Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Akin Gurlek.



Kjo është një tjetër goditje e rëndë, pas asaj të një viti më parë ku një tjetër hetim zbuloi se 371 nga 571 zyrtarë të ndeshjeve kishin llogari, ndërsa 152 prej tyre merrnin pjesë aktive në baste.

Atëherë, autoritet turke arrestuan dhjetra arbitra, drejtues klubesh dhe futbollistë në aktivitet dhe të tërhequr. Po ashtu, dhjetra të tjerë u përjashtuan nga Federata Turke./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!