Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia kthehet “e madhe”/ Të Kaltrit ringjallen me fitoren e madhe 4-1 në fushën e Turqisë

schedule12:22 - 29 Shtator, 2026

schedule 12:22 - 29 Shtator, 2026

E kishim humbur plotësisht besimin te kjo skuadër.

Kaq vite dështime kishin bërë që Italia të shihej si “e sëmura e futbollit botëror”, veçse këtë herë në Turqi ndodhi një rrufe si në qiell të pastër.

Të Kaltrit triumfuan 4-1 në stadiumin e “Bursës”, përballë 34 000 tifozëve fanatikë, duke treguar një fytyrë krejt tjetër në krahasim me atë që kishim parë të paktën që nga viti 2021.



Kredencialet në Ligën e Kombeve tani janë në rregull, pas humbjes zhgënjyese ndaj Belgjikës në Romë, ndonëse siç e thanë trajneri Roberto Mançini pas ndeshjes, dhe po ashtu mediat në Apenine, rruga është e gjatë.

I rikthyeri Bastoni, pastaj Fratezi dhe I riu Kajode shënuan që në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit shumë shpejt erdhën golat nga Barish Jilmaz për turqit dhe Espozito për italianët.

Gjithçka përfundoi deri në 50’.

A thua zhgënjimi I tre eliminimeve radhazi nga Kupat e Botës duhet të quhet I kaluar?

Mos vallë, Mançini do të kthehet si fitues, ashtu siç bëri në Europianin e vitit 2021, kur Italia u shpall kampione?

Duhet të presim për ta parë, por ky ekip këtë herë bindi.

“Lulja e Italisë, – titullon më në fund e çliruar “La Gazeta delo Sport”, – revolucioni funksionon! Pio dhe Espozito së bashku, Kajode më i miri! Rruga është e gjatë!”

“Mançini, vazhdo kështu, – e nxit e përditshmja “Il Korriere delo Sport”, trajnerin e kaltër, – Italia dominon, 4-1 në Turqi! Të premten vjen Franca!”

Vetë Mançini deklaroi se fitorja ishte shumë e rëndësishme, dhe se pjesa e parë ishte shumë e mirë, ndonëse pas pushimit sikur pati rënie në lojë.

Trajneri nxiti lojtarët të vazhdonin kështu, por vlerësoi reagimin e tyre.

Tashmë, në radhë është ndeshja e madhe me Francën në Paris në 2 tetor, dhe pastaj vizita e Turqisë në Bolonjë në 5 të muajit të ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!