Tentativa për një sulm terrorist ndaj një baze ushtarake në Britani rikthen vëmendjen te kërcënimet ndaj objekteve strategjike në Europë.
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, thotë se Perëndimi po përballet me vështirësi për t’u përgatitur ndaj këtyre kërcënimeve, ndërsa vlerëson se Irani ka aktualisht më pak kapacitete se Rusia për të shkaktuar dëme në Europë.
Sipas tij, mënyra e rekrutimit dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e personave të dyshuar tregojnë për një operacion më pak profesional. Krisafi thekson se Rusia, ndryshe nga Irani, ka më shumë eksperiencë në rekrutimin e personave për akte të tilla.
“Perëndimi nuk është i gatshëm që të përballet me kërcënime të tilla, sepse ato janë bërë kaq të shpeshta dhe në të njëjtën kohë. Për baza të tilla duhet një kujdes shumë i veçantë. Irani ka më shumë pak kapacitete që të bëjë dëme në Europë, se sa Rusia.
Rusia ka mundësi që të rekrutojë një numër më të madh njerëzit në Europë, kurse Irani është i ri në këtë lojë. Rusët zgjedhin persona që kanë më shumë njohur për të bërë akte të tilla. Fakti që këta persona kanë lidhje me ngjarjen dhe janë paguar për këtë gjë, tregon që janë jo profesionistë. Nëse e bën Rusia mund të kishin dështuar, por nuk do të ishin kapur. Irani është i ri në këtë lojë”, tha Krisafi.


