Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SKEMA/ Goditen grupet që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë

schedule09:11 - 27 Shtator, 2026

schedule 09:11 - 27 Shtator, 2026

TIRANË– Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë goditur disa grupe, të cilat dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nga hetimet janë identifikuar 52 persona si pjesëtarë të këtyre grupeve. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masa sigurie “arrest në burg”, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe 7 persona.

Gjatë  aksionit janë sekuestruar heroinë, kokainë, kanabis, një pistoletë, 90 fishekë, peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.



Sipas policisë, grupet përdornin edhe monopatina, taksi dhe shërbime “delivery” për shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shmangien e vëmendjes së policisë.

Hetimet vijojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!