Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB dënon rebelët Huthi/ Sulmi ndaj Arabise Saudite, kërkohet ndalimi i furnizimit me armë e financime

schedule15:20 - 26 Shtator, 2026

schedule 15:20 - 26 Shtator, 2026

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmet e vazhdueshme të rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë goditjet ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike, ku janë plagosur edhe gra e fëmijë.

Në deklaratën e tij, Këshilli ka theksuar gjithashtu nevojën për mbrojtjen e anijeve tregtare dhe ekuipazheve të tyre në Detin e Kuq dhe në ngushticën Bab el-Mandab, ndërsa i ka njohur Arabisë Saudite të drejtën për vetëmbrojtje, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Reagimi i Kombeve të Bashkuara vjen në një moment të përshkallëzimit të ri të konfliktit mes Houthive dhe Arabisë Saudite. Më 8 shtator, Houthit nisën një seri sulmesh me raketa dhe dronë ndaj disa zonave në jug të Arabisë Saudite, ndërsa sipas raportimeve në Këshillin e Sigurimit, sulmet shkaktuan 73 të plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë, si dhe dëme në infrastrukturën civile dhe energjetike.

Pak ditë më vonë, sulmet vijuan. Arabia Saudite njoftoi se kishte interceptuar raketa dhe dronë të lëshuar nga Jemeni, ndërsa Houthit deklaruan se kishin goditur objektiva ushtarake dhe infrastrukturore në territorin saudit. Më 19 shtator, autoritetet saudite konfirmuan gjithashtu se kishin interceptuar një raketë balistike të drejtuar drejt Riadit. Nuk u raportuan viktima apo dëme të mëdha nga ky sulm

Përballë kësaj situate, Këshilli i Sigurimit ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar për të parandaluar furnizimin e Houthive me armë, materiale ushtarake, financime dhe asistencë teknike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!